Sport

VIDEO/ Liverpool mundi Tottenhamin në një skenar të çmendur, 'show' i vërtetë! Tani në “Top 5” të Premier League… Shijojini golat

Pasditen e kësaj të diele, në kuadër të ditës së 34-të të Premierligës, Liverpool, falë një goli në kohën e shtuar, mposhti Tottenhamin (4-3), i cili pati një tjetër fillim katastrofik të ndeshjes. Reds zënë vendin e pestë në kampionat.

30 Prill 2023, 21:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Liverpool mundi Tottenhamin në një skenar të

ANGLI - Liverpool mundi Tottenhamin këtë të diel me rezultat 4-3, në një takim ku ‘Reds’ po fitonin me rezultatin 3-0 pas 15 minutash. 

Një hyrje mbresëlënëse e Liverpoolit u përkthye shpejt në gola, me Jones që hapi ndeshjen në minutën e 3-të, Luis Díaz (në rikthimin e tij) shënoi 2-0 në minutën e 5-të dhe Salah mbylli 15 minutat perfekte për Jürgen. Skuadra e Klopp-it me një penallti të shndërruar mirë. 

Para pushimit, Tottenhami reduktoi me Harry Kane (39'), golashënuesi i dytë më i mirë deri tani në Premier League, me 25 gola. 

Në pjesën e dytë, Tottenham tregoi një fytyrë krejtësisht tjetër, me Son që reduktoi në 3-2 në 77’ dhe Richarlison e bëri 3-3 tashmë në kohën e fundit (90’+3). 

 

Pikërisht kur të gjithë menduan se Tottenham kishte arritur të shmangte humbjen falë një rikthimi fantastik, ja, një gabim fëminor i Lucas Moura e la Diogo Jotën të izoluar përballë Forsterit. Dhe ai nuk gaboi, duke shënuar golin e fitores 4-3.

 

Në pjesën e dytë Spurs siguruan një sasi mbresëlënëse të rasteve të pastra, por Alisson bëri disa pritje të shkëlqyera nga tentativat e Dejan Kulusevski (41’) dhe Porro (57’), ndërsa Son dhe më pas Cristian Romero gjetën shtyllën në minutën e 54-të... Por në fund, fati nuk ishte me ta.

Me këtë rezultat, Liverpooli ndodhet në vendin e 5-të, tani me 56 pikë, ndërsa Tottenhami renditet i 6-ti me po aq 54 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll