Sport

Gjyqtari i ndeshjes Bochum-Dortmund kërcënohet, merret në mbrojtje ligjore...

Si pasojë e kërcënimeve, arbitri Sascha Stegemann, i cili gjykoi ndeshjen Bochum-Borussia Dortmund u vu nën mbrojtje ligjore.

30 Prill 2023, 22:40 Nga DOSJA

Gjyqtari i ndeshjes Bochum-Dortmund kërcënohet, merret në

GJERMANI - Gjyqtari gjerman, i cili pranoi se kishte bërë një gabim, në barazimin 1-1 të Borussia Dortmundit në Bochum të premten në fillim të ditës së 30-të të Bundesligës, paraqiti një ankesë, pasi kishte marrë kërcënime që kishin në shënjestër atë dhe familjen e tij.

Mediat gjermane raportojnë, se Sascha Stegemann është vënë nën mbrojtje gjyqësore. I ftuari i emisionit televiziv Doppelpass të dielën, ai shpjegoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bënte një ankesë. Stegemann shtoi se pyeste veten sepse ishte i dyzuar midis vendimin për të "bërë një pushimi" dhe largimit nga fushat e futbollit për njëfarë kohe.

Gjyqtari i ndeshjes Bochum-Dortmund kërcënohet, merret në

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Federata Gjermane tha se imazhet tregonin se Stegemann duhet të kishte dhënë një penallti për Borussia Dortmund, pas një faulli ndaj sulmuesit Karim Adeyemi në zonën e rreptësisë së Bochum. 

Arbitri Stegemann, në një intervistë për të përditshmen Bild të shtunën, u shpreh i pakënaqur që gjyqtari i VAR-it nuk i sugjeroi që të shkonte dhe të konsultonte imazhet.

Borrusia Dortmund, e cila ishte një pikë përpara Bayernit në fillimin e ditës së 30-të, tani është e dyta, dy pikë prapa klubit të Mynihut. Ndërkohë që kanë mbetur edhe katër ditë deri në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll