Politike

"Votoni kundër RAMA-FORMËS"/ Harta e re gjyqësore, Meta: Antireformë! Nuk merr parasysh largësinë gjeografike

Një nga problemet kryesore sipas kreut të PL-së, është edhe largësia gjeografike që u bëhet qytetarëve. 

1 Maj 2023, 13:44 Nga A.B
"Votoni kundër RAMA-FORMËS"/ Harta e re gjyqësore,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kundërshton harën e re gjyqësore. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se ky sistem po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, duke rritur kostot e tyre. Një nga problemet kryesore sipas kreut të PL-së, është edhe largësia gjeografike që u bëhet qytetarëve. 

"Po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, po shton zvarritjen, po i rrit kostot që ti lërë ata. Kjo hartë është një antireformë, se nuk merr parasysh largësinë gjeografike. Më 14 maj do votojmë edhe kundër Rama-formës"- tha Meta.

Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll