Politike

VIDEO - Shkollat me turne/ PD: Ky është premtimi 7 vjeçar i pambajtur i Veliajt

Silvi Bardhi thekson se një nga premtimet e Veliajt ishte zgjidhja e problemit me shkollat me turne.

1 Maj 2023, 13:35 Nga A.B
VIDEO - Shkollat me turne/ PD: Ky është premtimi 7 vjeçar i
Erion Veliaj

TIRANË- Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi deklaron se Erion Veliaj ka 7 vite që nuk mban premtimet e tij. Përmes një video, Bardhi thekson se një nga premtimet e Veliajt ishte zgjidhja e problemit me shkollat me turne. Ajo shton se edhe në vitin 2023, ky problem vijon të jetë ende duke mos u përmbushur si premtim nga ana e Veliajt. 

REAGIMI:

Nga viti 2016 Erion Veliaj premtonte zgjidhjen e problemit të shkollave me turne. Por, në vitin 2023, sërisht në Tiranë ka shkolla ku mësimi bëhet me turne. Një kryebashkiak që për dy mandate nuk arriti të përmbushë një premtim nuk meriton që të marrë edhe një tjetër mandat.

Në 14 maj, qytetarët e Tiranës, me votën e tyre, do i thonë STOP mashtrimeve të Erion Veliajt.

Votoni për të ardhmen e qytetit, për të ardhmen e fëmijëve tuaj! Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që zgjidh problemet e qytetarëve, jo që i shton hallet. E ardhmja e qytetit dhe e fëmijëve në duart tuaja!

partia demokratike erion veliaj

Sondazh

Poll