Sport

Joe Cole kujton ditën, kur u përpoq t'i shiste një Ferrari trajnerit Jose Mourinhos, në këmbim të një kontrate të re te Chelsea...

Ish-lojtari anglez u drejtua nga trajneri portugez te Chelsea për tre sezone

30 Prill 2023, 18:35 Nga DOSJA

 

Joe Cole kujton ditën, kur u përpoq t'i shiste një Ferrari

ANGLI - Joe Cole ka thënë në një rubrikë në gazetën ‘The Telegraph’ se ka tentuar t’i shesë një Ferrari trajnerit José Mourinhos, kur të dy ishin në Chelsea.

Ish-lojtari anglez 41-vjeçar, luajti midis 2003 dhe 2010 në Stamford Bridge, pasi ishte trajnuar për tre sezone nga José Mourinho, me të cilin fitoi dy kampionate, një FA Cup dhe një Kupë të Ligës angleze.

"Vetëm një herë në karrierën time kam blerë një makinë që binte në sy. Ishte një Ferrari Scaglietti, në vitin 2006. E binda veten se duhet ta kisha një të tillë, por nuk u ndjeva mirë për këtë. Shitësi më tha se isha me fat që e mora, por unë me pesimizmin tim të zakonshëm nuk e besova, ai model ishte shumë i rrallë”, tha Cole.

"Kur e pa makinën, José Mourinho kërkoi të ma blinte. Unë i thashë se do ta shisja me kusht, që t'i thoshte klubit të më ofronte një kontratë të re. Fatkeqësisht, ne kurrë nuk e bëmë atë marrëveshjen...", shtoi ish-futbollisti.

Mourinho u largua nga Chelsea në fund të sezonit 2006/07, ndërsa Joe Cole qëndroi në klub edhe për tre sezone të tjera. Në vitin 2010, mesfushori u transferua te Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll