Politike

"Ja urdhëro"/ Rama kapet me qytetarin me kanotiere blu në Shkodër: Thashë se tha 'rroftë zorra qorre'

Por, kur dëgjoi më pas se çfarë po thoshte qytetari, u tërhoq. 

30 Prill 2023, 16:45 Nga F.M
"Ja urdhëro"/ Rama kapet me qytetarin me kanotiere blu në
Edi Rama

SHKODëR- Kryeministri Edi Rama u përball me një 'ngatërresë të vogël' në Shkodër. Ai dëgjoi një qytetar që foli me zë të lartë për 'zorrën qorre', term me të cilin i referohet dyshes Berisha-Meta dhe drejtori gishtin drejt tij. Fakti që ai kishte kanotiere me nngjyrë blu e hutoi Ramën. Por, kur dëgjoi më pas se çfarë po thoshte qytetari, u tërhoq. 

Pjesë nga biseda:

Për një copë letër, i lënë rrugët rrugëve. Kemi hequr të zitë e ullirit dhe nuk kemi mbaruar akoma me rrugën Velipojë-Shëngjin. Vetëm për letra se paratë i bën qeveria, i bën qeveria shpronësimet. Ajo rrugë është një arterie e re zhvillimi dhe ata nuk po e bëjnë. Po urën, urën që lidh këtë anë me anën tjetër...

Qytetari: Zorra qorre

ja urdho...ja...

Qytetari: O zorra qorre

Edi Rama: A mirë qenka në rregull ai, se e pashë kështu me kanotiere blu dhe thashë se thoshte 'rroftë zorra qorre'. Mund ta thonë se janë të çuditshëm shumë.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll