Sport

Olivera nuk mjafton për Napolin! Dia ngrin “Maradonën” dhe shtyn festën e Scudettos

Napoli-Salernitana 1-1, skuadra e Spalletti zhgënjen tifozët e saj, që ishin përgatitur për festë. Titulli shtyhet për ndeshjen e radhës, me gjasa në transfertën e Udines. +18 diferenca me Lazion që e ndjek

30 Prill 2023, 17:23 Nga DOSJA
Olivera nuk mjafton për Napolin! Dia ngrin “Maradonën” dhe

ITALI - Olivera, me golin e shënuar, i mashtron “Azzurrë”-t, teksa i kalon në ekstazë në minutën e 62-të… Por asgjë nuk kishte përfunduar, një magji e sulmuesit senegalez Dia në minutën e 84-të ngrin Maradonën. Festa dështoi… Skuadra e Spallettit është +18 ndaj Lacios, diferencë e pamjaftueshme për t’u shpallur kampion matematikisht… kur kanë mbetur edhe gjashtë javë në Seria A.

Napoli barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës, duke mos përfituar nga dhurata e Interit, që mundi 3-1 në mesditë Lazion. Kështu “azzurrëve” iu desh ta shtyjnë festën e “scudettos”, ndoshta për në mbrëmjen e së enjtes në Udine. 

Di Lorenzo dhe shokët e tij kanë vënë në litar kundërshtarët që në minutat e para dhe kanë gjetur avantazhin me një goditje me kokë të Oliverës në minutën e 62-të. Megjithatë, amarantët nuk duan të bëjnë sakrificën në renditje dhe Dia me një goditje të shkëlqyer në minutën e 84-të barazon 1-1 dhe ngrin Maradonën. Komentet e më tepërta janë të pavlera…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll