Politike

'S'duhet t'i jepni votë'/ Rama në Malësinë e Madhe: Këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare

Rama tha se duhet dhënë mesazhi që shqiptarët janë një, qofshin katolikë ose myslimanë.

30 Prill 2023, 13:29 Nga A.B
'S'duhet t'i jepni votë'/ Rama në
Edi Rama

MALËSI E MADHE- Kryeministri Edi Rama u ndal sot te kandidati i opozitës Isa Ramaj, për të cilin thotë se ka investuar në përçarjen fetare, për këtë arsye ai kërkon që atij të mos i jepet asnjë votë. Më tej, Rama tha se duhet dhënë mesazhi që shqiptarët janë një, qofshin katolikë ose myslimanë.

"Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet më dhënë asnjë votë.

Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët"- tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll