Politike

Udhëtimi 6 ditë para zgjedhjeve! Kandidati i PS në Tropojë organizon piknik me 17 zyrtarë: Po shkojmë për studim shkencor

Në motivin e udhëtimit të qëndrimit 4 ditor në Bazel të Zvicrës, thuhet se shefat e bashkisë do të shkojnë për çështjen e studimit shkencor, temën e të cilit nuk e kanë treguar.

30 Prill 2023, 14:27 Nga A.B
Udhëtimi 6 ditë para zgjedhjeve! Kandidati i PS në Tropojë
Rexhe Byberi

TROPOJË-Kandidati i kryeministrit Edi Rama për bashkinë e Tropojës dhe vartësit e tij kanë vendosur të bëjnë një piknik kolektiv jashtë Shqipërisë, të gjitha të mbuluara me shpenzimet e bashkisë.

Rexh Byberi dhe vartësit e tij do shijojnë disa ditë pushimi, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë. Sipas dokumentit zyrtar pikniku do të fillojë në 5 maj dhe do të përfundojë në 8 maj kur charter-i do ti sjellë në aeroportin e Kukësit.

Për këtë piknik kryetari i bashkisë së Tropojës, njëherësh edhe kandidat i partisë socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Byberi ka shpallur tender në 26 prill 2023. Tenderi u bë me urgjencë në 27 prill dhe në të janë porositur 18 bileta avioni për në Bazel të Zvicrës me akomodim në hotel, dy vakte ushqim dhe shërbime të tjera transporti, taksi, vizita dhe argëtime.

Udhëtimi 6 ditë para zgjedhjeve! Kandidati i PS në Tropojë

Nisja e shefave të bashkisë së Tropojës do të bëhet në 5 maj 2023, ndërsa kthimi në 8 maj ose 6 ditë para zgjedhjeve. Në motivin e udhëtimit të qëndrimit 4 ditor në Bazel të Zvicrës, thuhet se shefat e bashkisë do të shkojnë për çështjen e studimit shkencor, temën e të cilit nuk e kanë treguar.

rexh byberi

Sondazh

Poll