Politike

“Bëjnë fushatë me thonj në fyt”/ Berisha nga Puka: Kandidati i Ramës ndërtoi banesa sociale e ua dha vartësve të tij

Berisha u shpreh se Dodaj po garon përballë një kandidati të Rilindjes që po zhvillon “një fushatë me thonj në fytin e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se nëse do të kishte një gram dinjitet ai do të ishte larguar nga gara.

30 Prill 2023, 14:34 Nga A.B
“Bëjnë fushatë me thonj në fyt”/ Berisha nga
Sali Berisha

PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Pukën, Rrok Dodaj. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Dodaj po garon përballë një kandidati të Rilindjes që po zhvillon “një fushatë me thonj në fytin e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se nëse do të kishte një gram dinjitet ai do të ishte larguar nga gara.

“Rivali i Rrokut është Gjoni. Ne kemi qenë një pjesë e jona, e kemi jetuar diktaturën, burgje, pushkatime, kampe përqendrime, por kurrë nuk kemi parë një kryetar komiteti t’i fusë në fyt duart qytetarëve siç bëri Gjon Gjonaj këtu. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt. Gjon, në atë moment po të të kishte ngelur edhe një miligram dinjitet duhej të largoheshe nga gara, por nuk të lanë vjedhjet që ke bërë që të ikje. Ke sjellë Pukën rreth lokalit tënd. Ndërtove shtëpi gjoja sociale dhe ia dhe kryetarit tënd të këshillit që rri në Tiranë dhe shtëpitë i jep me qira.
U ndala tek këta shembuj që të tregoj se këto janë një sekt. Një kryeministër që vjedh çdo ditë, që qytetarët i duken qenie pa vlerë, që ngriu rrogat sa erdhi në pushtet”, tha Berisha.

sali

Sondazh

Poll