Politike

Rama për Becin: Ka qenë me 'zotin B', as votën s'na e ka dhënë se s'ia bën dora (Si e futi në PS)

Rama tregoi se me Becin ka bërë një marrëveshje për ta angazhuar në Bashkinë e Shkodrës, duke e shkëputur nga Partia Demokratike e Sali Berisha që sot e pagëzoi si 'zoti B'.

30 Prill 2023, 16:12 Nga F.M
Rama për Becin: Ka qenë me 'zotin B', as votën
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Benet Becin si kandidat për Bashkinë Shkodër. I ndodhur në një takim në Shirokë, Rama tha se Beci nuk është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Me humor, ai tha se nuk është i bindur nëse e ka votuar PS-në në kohën që është bërë vetë deputet, sepse më parë, sipas tij, është i sigurtë që s'e ka bërë. Rama tregoi se me Becin ka bërë një marrëveshje për ta angazhuar në Bashkinë e Shkodrës, duke e shkëputur nga Partia Demokratike e Sali Berisha që sot e pagëzoi si 'zoti B'.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Për hir të vërtetës besoj se këtë herë janë të gjitha arsyet për të bërë këtë provë dhe për faktin që kemi sjellë këtu një kandidat për kryetar bashkie që nuk na përfaqëson në ngjyrën tonë. Beneti thotë që siç bën shaka ndonjëherë kryeministri, s'e thotë me emër, por thotë 'zotin B'. Unë s'ia them dot as këtë, as emrin. Në fakt ky ishte me zotin B kur ka filluar punën si menaxher publik. Kur unë pashë se ia kishin vënë syrin për ta eliminuar, e thirra dhe i thashë 'Benet dua të vijosh punën, të vlerësoj dhe dëshiroj të vazhdosh punën'. Dhe ai tha 'këtë punë di të bëj, po të doni punoj dhe me ju'. Dhe kështu bëri, madje edhe votën s'na e ka dhënë, dyshoj a na e ka dhënë apo jo kur u bë deputet. Ne kemi bërë biseda shumë interesante sepse Beneti e ka pasur shumë problem politikën. I kam thënë, nuk të dua për politikë sepse nuk të vijnë p[ër mbarë mikrofonat e kamrat, por për të bërë diçka ndryshe për Shkodrën. Madje i thashë, ti mund të hapësh dyert më kollaj. Dakort tha, sepse ju mbush mendja që ajpo derë hapet vetëm po të jesh vetë kryetar bashkie. 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll