Politike

Rama: Bashkia Shkodër na pengon të ndërtojmë Ujësjellësin, s'na japin lejen! Duan që demokratët të kenë etjen blu

30 Prill 2023, 16:27 Nga F.M
Rama: Bashkia Shkodër na pengon të ndërtojmë
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Bashkinë Shkodër se nuk po jep hapësira të ndërtojnë Ujësjëllësin. Në fjalën e tij në një takim në Shirokë, Rama tha se kanë lidhur kontratën për nisjen e punës, por që kjo gjë s'po bëhet e mundur për shkak të pengesave që u nxjerr Bashkia. Ai tha se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me ndërtimin e rrugës Shkodër- Velipojë. Sipas Ramës, Bashkia u ka nxjerrë pengesa për shpronësimin e tokave.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Nuk e di kush është nga ju? Ti ke nevojë për ujë? Për Usësjellës keni nevojë ju? Ne kemi bërë projektet, tenderat, të Shirokës dhe jo vetëm. Kemi lidhur kontratat për të filluar punën, por Bashkia e Shkodrës nuk na jep leje. Jo mua, jo PS-së sepse si me lejen e Bashkisë Shkodër apo pa lejen e atyre, ne do të jemi në pushtet. O Daut nuk na jep leje t'ju sjellim juve ujë. Unë e di që demokratët sido që të jetë puna, ujin e duan pa ngjyrë, nuk e duan blu. Kurse Bashkia mendon se demokratët duhet ta kenë etjen blu. Kjo është mendja e Bashkisë Shkodër, nuk jep leje për ujësjellësin. Mos më thoni jo mos kërcëno që s'do të mbështesësh bashkinë që mund të fitojmë, puna është që s'do e mbështes dot. Sepse ja çfarë ndodh. Kurdo që ka qenë puna për të bërë diçka për Shkodrën, që s'ka lidhje me Bashkinë, e kemi bërë. Në të tjera, na pengon Bashkia. Na kanë penguar dhe për rrugën në Velipojë sa na e kanë shpirtin. Për letrat, me qëllim që më mirë pa rrugë se sa ta bëjnë rrugën kundërshtarët. 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll