Politike

VIDEO- Socialisti dorëzon te Berisha teserën e anëtarësisë së PS-së: Jepja Ramës, u duhen shumë

Ish-anëtari i PS-së tha se ishte i zhgënjyer nga Edi Rama dhe qeverisja e tij dhe kishte vendosur që ta braktiste dhe t'i bashkohej opozitës.

30 Prill 2023, 13:23 Nga A.B
VIDEO- Socialisti dorëzon te Berisha teserën e
Sali Berisha

PUKË- Teksa ishte duke prezantuar kandidatin e PD-së për Fushë-Arrëzin, një anëtar i Partisë Socialiste ia dorëzoi teserën e partisë së tij, kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ish-anëtari i PS-së tha se ishte i zhgënjyer nga Edi Rama dhe qeverisja e tij dhe kishte vendosur që ta braktiste dhe t'i bashkohej opozitës.

'Doktor Berisha, 30 vjet pas teje, 30 vjet unë anëtar i Partisë së Enver Hoxha. Ka ardhur koha për ndryshim. Me pensionet e Rilindjes, coja Ramës dy testera. Jepja Ramës, u duhen shumë'- tha i moshuari.

 

sali berisha

Sondazh

Poll