Politike

"Në Kukës janë hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje"/ Berisha: Pse po ikin shqiptarët sikur të kishte rënë kolera?

Berisha tha se Rama ndërton rrugë në fushë me 24 milionë euro kilometrin.

30 Prill 2023, 12:24 Nga A.B
"Në Kukës janë hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë
Sali Berisha

PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se është e korruptuar dhe vjedh taksat e qytetarëve. Në vijim të akuzave Berisha tha se Rama ndërton rrugë në fushë me 24 milionë euro kilometrin. Ai shtoi se qeveria ka hequr nga ndihma ekonomike mbi 20 mijë familje vetëm në Kukës.

Edi Rama vetëm në qarkun e Kukësit ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. Pse po ikin shqiptarët sikur në këtë vend të kishte rënë kolera? Kaq pak të lidhur qenkan me familjet? Po t’i si shtet atë që jeton me 1-2 dylym tokë, në gjithë botën atë e paguajnë që të rrijë aty ku është. Ky u hoqi ndihmën ekonomike. 3 ditë më parë banka botërore deklaroi se Shqipëria është vendi ku vetëm 20 % e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike marrin ndihmë ekonomike. Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë? Vitin e kaluar ka mbeldhur nga taksat tuaja 5.8 miliardë euro. Në vitin 2013 ne kemi mbledhur 3.8 miliardë euro. Me këto para dyfishuar rrogat e pensionet. Ndërtuam qindra kilometra rrugë kudo, në çdo rreth. Ku janë paratë tuaja? Janë në xhepat e qeveritarëve dhe klientelës së tij. Sepse ky nërton një rrugë 24 milionë euro kilometrin në fushë. Në një kohë kur tuneli i kalimashit ka kushtuar 17 milionë euro kilometrin. Po vodhi kryeministri, të gjithë të tjerët në zinxhir vjedhin sa të munden. Rrugët nuk ndërtohen, rrogat dhe pensionet nuk rriten. Njerëzit ikin me shpresë se diku do të gjejnë një qoshe që të kenë më pak dhimbje ekonomike. Kemi faktuar se jemi krejt ndryshe, nuk jemi njëlloj.

Hil Curri do të jetë një shërbëtor i përulur para jush. Do të menaxhojë në mënyrën më transparente të gjithë burimet buxhetore. Do përkujdeset për të gjitha fshatrat, qytetin. Do të bëjë gjithçka për perspektiva të reja. Fushë-Arrëzi ka pasuri të jashtëzakonshme, por problemi është se ato nuk kthehen në mirësi për ju. Unë kam një thirrje për të gjitha vajzat e gratë që janë të pranishme këtu. Unë besoj se kjo duhet të jetë një fushatë e juaja, sepse jeni ju që mbani mbi supe brengën e boshatisjes së familjes sot”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll