Art&Argëtim

Tjetër sherr mes motrave Kardashian! Kourtney: Kim shfrytëzoi dasmën time për biznes

Në trailer Kourtney, e cila u martua me Travis Barker në Itali vitin e kaluar pretendon se Kim përdori ceremoninë për të promovuar bizneset dhe projektet e saj profesionale. Pas dasmës Kourtney mësoi se Kim po bashkëpunonte me D&G në Javën e Modës në Milano.

28 Prill 2023, 12:19 Nga f.i
Tjetër sherr mes motrave Kardashian! Kourtney: Kim shfrytëzoi
Kim dhe Kourtney Kardashian

SHBA- Në trailerin e publikuar të sezonit të 3 të ‘The Kardashians’ duket se raporti mes Kim dhe Kourtney Kardashian nuk është më i miri i mundshëm. Në trailer Kourtney, e cila u martua me Travis Barker në Itali vitin e kaluar pretendon se Kim përdori ceremoninë për të promovuar bizneset dhe projektet e saj profesionale, shkruajn Dailymail.

“Motra ime e përdori martesën time si një mundësi biznesi,”- thotë Kourtney gjatë një rrëfimi në trailerin e publikuar më 27 Prill. 

Dasma luksoze e Kourtney dhe Travis u mbajt në pronën italiane në pronësi të stilistëve të Dolce & Gabbana, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, madje, u spekulua se marka sponsorizoi dasmën, por dizajnerët e hodhën poshtë këtë pretendim. Pas dasmës Kourtney mësoi se Kim po bashkëpunonte me D&G në Javën e Modës në Milano.

Në një moment në trailer Kendall shton se “Kourtney u ndje sikur ia prishën atmosferën e dasmës” duke nënkuptuar se disa ngjarje kanë ndikuar negativisht dhe Kourtney nuk ka përjetuar lumturinë e vërtetë të festës.

Sa i përket vetë Kimit, ajo deklaroi se nuk e kishte idenë se nga vinte zemërimi: “Jam vërtet konfuze se si i shkoi në mendje kjo narrativë.” 

Për Kourtney, duket se thjesht nuk ka vend për konfuzion. “Njerëzit mendojnë se është një keqkuptim”, thotë ajo, duke shtuar, “Por nuk është kështu. Kjo është ajo që është.”

Shikuesit do ta shohin më gjerë dramën kur sezoni 3 i ‘The Kardashians’ të shfaqet premierë në Hulu më 25 maj.

kim kardashian kourtney kardashian

Sondazh

Poll