Aktualitet

Aksident në Lezhë, kamioni përplas kalimtaren

E dëmtuara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal te Lezhës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të impaktit të përplasjes.

29 Prill 2023, 10:27 Nga k.m.
Aksident në Lezhë, kamioni përplas kalimtaren
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Lezhë, në aksin rrugor Lezhe-Balldre. Një kamion ka përplasur një këmbësore dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup.

E dëmtuara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal te Lezhës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të impaktit të përplasjes. Ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur detajet dhe shkaqet e aksidentit.

lezhe

Sondazh

Poll