Aktualitet

'I tha a po s'të përvëlova unë ty'/ Konflikti në Llakatund, ish-dhëndri nga Kosova shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe i vuri flakën, fqinja: E mbylli brenda me djalin

Fqinjët tregojnë se ai e kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe u tha se do t'i përvëlonte. 

29 Prill 2023, 07:59 Nga a.l
'I tha a po s'të përvëlova unë ty'/ Konflikti
Foto ilustruese

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti në familje në Llakatund të Vlorës që çoi në djegien e dy banesave. Banesa në pronësi të famiiljes së Lutfi Fanajt, është përfshirë nga flakët pasi ish-dhëndri i tij ka shkuar bashkë me shokun, është konfliktuar i ka dhunuar familjarët e ish-gruas dhe më pas është larguar. Fqinjët tregojnë se ai e kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe u tha se do t'i përvëlonte. 

Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet se është bërë prishja e martesës. Ish-dhëndri nga Kosova ka shkuar në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes së tij, është konfliktuar me ta, i ka dhunuar dhe më pas u ka vënë flakën shtëpisë dhe është larguar. Ai mësohet se ka qenë në shoqërinë e një shokut të tij. Si pasojë e agravimit të flakëve, është djegur dhe banesa e fqinjit, Petrit Izeti. Si pasojë e flakëve nuk raportohet për të lënduar. 

merr flake banesa në vlorë

Sondazh

Poll