Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për sot

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

29 Prill 2023, 07:04 Nga a.l
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për sot
Parashikimi i motit

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 1-17°C

Në zonat e ulëta  4-25°C

Në zonat bregdetare 9-25°C 

parashikimi i motit

Sondazh

Poll