Aktualitet

Sherr në familje në Llakatund, dhëndri i vë flakën shtëpisë, digjet edhe një banesë tjetër

Nga burimet paraprake mësohet se personat që ishin brenda kanë shpëtuar pa lëndime.

29 Prill 2023, 07:06 Nga a.l
Sherr në familje në Llakatund, dhëndri i vë flakën
Foto ilustruese

VLORË- Një sherr në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Llakatund të Vlorës, si pasojë e të cilës janë djegur dy banesa. 

Nga burimet paraprake mësohet se personat që ishin brenda kanë shpëtuar pa lëndime. Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve. Debatet mes familjes kanë agravuar, pasi dhëndri i shtëpisë është konfliktuar me familjët dhe më pas me benzinë ka djegur një banesë e për pasojë ka marrë flakë edhe banesa tjetër. 

merr flake banesa ne vlore

Sondazh

Poll