28 Prill 2023, 22:26
Nga DOSJA
Alketa
Dy javë më parë publik u njoh me rastin e zonjës nga Tirana, Alketës, që po kalonte një moment mjaft të vështirë në jetën e saj. Ajo ishte ndarë nga ish-bashkëshorti sepse ishte përballur me dhunën fizike dhe psikologjike, ndërsa ky i fundit nuk e ndihmonte aspak, as kontribuonte financiarisht për djalin e mitur.
Alketa është peng i mosvendimit përfundimtar nga Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të saj.
Përveç problemeve me ligjin, ajo kishte dhe një problem tjetër madhor, luftonte me një sëmundje të rëndë siç është tumori në gji. Operacioni i parë i doli me sukses, ndërsa duhet të luftojë sërish me këtë sëmundje, pasi tumori i ka prekur dhe gjirin tjetër. ‘Kam nevojë për ndihmë financiare, pasi nuk mund ta përballoj më situatën e vështirë ku ndodhem. Një banesë sociale apo punë’, tha ajo në apelin e saj.
Sapo kronika u transmetua te ‘Piranjat’, menjëherë pati reagime. Bashkia e Tiranës vendosi të ndihmonte Alketën duke i siguruar asaj bonus qeraja.
Ajo përfitoi një bonus 1-vjeçar dhe po shihet opsioni i një pune për zonjën. ‘Falënderoj ‘Piranjat’ dhe Bashkinë e Tiranës për reagimin e shpejtë. Mora bonusin e qerasë dhe kam një tjetër lajm të mire. Operacioni doli me sukses dhe e kalova pjesën më të vështirë’, - ky po që është lajm.
‘Piranjat’ takuan dhe anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Blerina Doracaj, e cila është marrë personalisht me rastin.
‘E pashë kronikën tuaj dhe menjëherë vendosa në lëvizje Këshillin Bashkiak. I falënderoj se u treguan shumë të shpejtë dhe siguruam bonusin 1-vjeçar të qerasë. Do mundohemi ta fusim te skema e punësimit. Falënderoj dhe emisionin ‘Piranjat’ që u kushton rëndësi rasteve të tilla’, tha ajo ndër të tjera.
emisioni piranjat
Aktualitet
28 Prill 2023, 22:24
a.l
Denoncuesja
‘Në vend që djali të bënte 8 vite burg, bëri 10. Pasi doli pastaj humbi jetën, në aksident.’ Kj...
Aktualitet
28 Prill 2023, 22:23
k.m.
Foto ilustruese
Pak javë më parë në emisionin ‘Piranjat’ është treguar me zë dhe me figurë se si kompan...
Aktualitet
28 Prill 2023, 21:12
k.m.
Xhevdet dhe Ibrahim Xhafa janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qëniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gj...
Aktualitet
28 Prill 2023, 21:00
A.B
Foto ilustruese
PËRMET- Një biznes është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Forcat blu, bëjnë të...
Aktualitet
28 Prill 2023, 20:44
A.B
Foto ilustruese
LEZHË- Një shkëmb është shkëputur mbasditen e sotme nga mali në Torovicë dhe ka rënë n&eu...
Aktualitet
28 Prill 2023, 20:27
k.m.
Aishe Haklaj
TIRANË- Zbardhen detaje të reja lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrup...
Aktualitet
28 Prill 2023, 20:29
A.B
Pjetër Gjoka
TIRANË- Hasmëria mes dy fiseve në Shëngjin, solli ekzekutimin në mënyrë të frikshme të Ardia...
Aktualitet
28 Prill 2023, 20:27
A.B
Pali Deçolli
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë t&eu...
Aktualitet
28 Prill 2023, 20:01
k.m.
Aishe Haklaj dhe Idajet Beqiri
TIRANË- 12 orë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes, Aishe Haklaj është...
Aktualitet
28 Prill 2023, 19:47
k.m.
ChatGPT
SHBA- Inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë ende vizitën tek mjeku, por mund të mos jemi shumë larg ng...