Aktualitet

Vite më parë u “shua” një familje, shkëputet sërish një shkëmb nga mali në Torovicë

Fatmirësisht, sot nuk kishte të lënduar, mirëpo tre vite më parë, rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi.

28 Prill 2023, 20:44 Nga A.B
Vite më parë u “shua” një familje, shkëputet
Foto ilustruese

LEZHË- Një shkëmb është shkëputur mbasditen e sotme nga mali në Torovicë dhe ka rënë në afërsi të një zone të banuar që quhet Shkëmbi i Kuq. Rënia e gurëve nga shpati i malit në Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm përshkak të shpyllëzimit të zonës. Fatmirësisht, sot nuk kishte të lënduar, mirëpo tre vite më parë, rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi.

Shkëmbi zuri poshtë një makinë ku po udhëtonin 3 pjesëtarët e një familje, të cilët ndërruan jetë. Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa problematike për të cilat është kërkuar të ndërhyhet, por që nuk është bërë asgjë deri më tani./Dosja.al

shkeputet shkembi ne torovice

Sondazh

Poll