Aktualitet

"Tepër sekret!"/ Zbulohet DOSJA që Zylfije dhe Muharrem Haklaj dorëzuan në SPAK, akuza ndaj Berishës dhe 15 të tjerëve

Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. 

28 Prill 2023, 20:27 Nga k.m.
"Tepër sekret!"/ Zbulohet DOSJA që Zylfije dhe Muharrem
Aishe Haklaj

TIRANË- Zbardhen detaje të reja lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse sot për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. 

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish-kryeministrit për të marrë hak për të.. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve '90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme mes të rinjve të zonës. E po ashtu, një detaj tjetër që bie në sy në padi, është termi: Tepër sekret!

Për rëndësinë e çështjes, sot është marrë në pyetje Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar që të pyeten gjatë një lidhje direkte. Kjo për shkak se pretendojnë se u rrezikohet jeta në Shqipëri, ndërsa Zylfie Hakaj ka një urdhër-arresti për të për vrasjen e Rasim Lumneshit; ndërsa i ati i tyre është në moshë të thyer. Me dosjen u mor personalisht kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. 

Aishe Haklaj, dëshmoi sot lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi./Dosja.al

aishe haklaj aishe haklaj ne spak

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll