Aktualitet

Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, Policia: U shkaktua nga një shkëndi elektrike

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.

28 Prill 2023, 21:00 Nga A.B
Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, Policia: U shkaktua
Foto ilustruese

PËRMET- Një biznes është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Forcat blu, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen "Naim Frashri". Dyqani me konfeksione, në pronësi të personit me inicialet A. J, në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nga zjarri ka njerëz të dëmtuar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 20:00, në lagjen "Naim Frashri", Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

digjet biznesi ne permet permet

Sondazh

Poll