Aktualitet

Nikulaj u vra për gjakmarrje! Pajtuesi i gjaqeve: Sherri nisi për një faturë nga ana e Lekstakajve, asnjëra palë nuk kërkoi pajtim

Pjeter Gjoka tregon edhe një herë se gjithçka ka nisur nga fisi Lekstakaj, por pas vitit 2005 situata mes tyre ishte qetësuar.

28 Prill 2023, 20:29 Nga A.B
Nikulaj u vra për gjakmarrje! Pajtuesi i gjaqeve: Sherri nisi për
Pjetër Gjoka

TIRANË- Hasmëria mes dy fiseve në Shëngjin, solli ekzekutimin në mënyrë të frikshme të Ardian Nikulajt.  Vrasja e tij riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjetër në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.

Hasmëria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillin në vitit 1996, teksa u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës. Pajtuesi i Gjaqeve Pjeter Gjoka tregon edhe një herë se gjithçka ka nisur nga fisi Lekstakaj, por pas vitit 2005 situata mes tyre ishte qetësuar.

RRËFIMI: 

“Ngjarja ka filluar diku nga 97-ta për një konflikt të çastit në lidhje me një faturë karbuaranti. Aty ka filluar sherri dhe për të vazhduar më pas. Por ajo që dua të theksoj, dje jam marrë në telefon kam dhënë një intervistë të shkurtër dhe më është keqinterpretuar përgjigjia. Ajo pjesa që dua të sqaroj është se gjakmarrja ka filluar nga pala e Lekstakajve. Ata kanë filluar herrin me një tjetër, djali i Nikulaj ka qëlluar aty afër dhe ka shkuar për t’i ndarë. Dhe ata me armë i kanë vrarë të dy

Gjatë kësaj kohe, kaosi i 97-ës ka edhe sot një sërë ngjarjesh që janë lënë në heshtje. Nuk kam patur informacion edhe më pas me vazhdimin e këtij konflikti. Nuk jam marrë me këtë çështje. Di këtë, që mes këtyre fiseve pas vitit 2005 ka pasur një qetësi, nuk kemi patur asnjë shqetësim. Ne i besuam kësaj qetësie. Nuk e kam diskutuar me Ardian Nikulajn këtë temë, dhe nuk më ka kërkuar në asnjë rast ë ndërhyj. Ne shqiptarët jemi të dënuar nga historia që t’i shkojmë kësaj plage

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditen e 19-prillit brenda lokalit të tij në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit./Dosja.al

vritet ardian nikulaj pjetër gjoka

Sondazh

Poll