Sport

‘Vikingu’ Erling Haaland, që me fanelën e Cityt po ‘pushton’ Anglinë dhe Europën…

Sulmuesi norvegjez po 'pushton' Anglinë dhe Europën këtë vit: 49 gola deri tani, nga të cilët 33 në Premier dhe 12 në Champions League

28 Prill 2023, 17:48 Nga DOSJA

‘Vikingu’ Erling Haaland, që me fanelën e Cityt po

ANGLI - Nëse do të jetonte shekuj më parë, me siguri do të kishte qenë në ushtrinë Vikingëve edhe me këtë pamje. Ai është i gjatë (1.95 m), peshon 88 kg dhe është norvegjez. Ai është një luftëtar, por në fushë dhe jo në ushtrinë vikinge. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erling Braut Haaland (@erling.haaland)

Erling Haaland është krenar për origjinën e tij dhe po i bën krenarë norvegjezët me atë që po bën këtë vit me fanelën e Manchester Cityt. Ai tashmë ka shënuar 49 gola nga të cilët 33 në Premier League dhe 12 në Champions League. 

Haaland një ditë pas fitores 4-1 kundër Arsenalit, bëri në rrjetet sociale një foto që e paraqiste atë si një luftëtar viking. Sigurisht që është... montazh. Është bukur, që ai nuk e ka harruar distinktivin e Cityt në armaturën e tij! 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll