Sport

Pas futbollit, Katari do të organizojë edhe Kupën e Botës në basketboll…

FIBA i ka besuar Katarit për të pritur Kupën e Botës të Basketbollit 2027

28 Prill 2023, 17:12 Nga DOSJA

Pas futbollit, Katari do të organizojë edhe Kupën e Botës

KATAR - FIBA i ka dhënë Katarit botërorin e radhës, i cili do të mbahet në Doha në vitin 2027! Disa muaj pas organizimit të Kupës së Botës në futboll, që shkaktoi reagime të mëdha në mbarë botën, Katari do të ketë mundësinë të presë një tjetër turne të madh dhe kështu të bëhet vendi i parë arab që e bën këtë. 

Kujtojmë se Kupa e Botës në basketboll këtë vit do të mbahet në Filipine, Japoni dhe Indonezi. 

Pas futbollit, Katari do të organizojë edhe Kupën e Botës

Pas futbollit, Katari do të organizojë edhe Kupën e Botës

Sekretariati i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zaglis, tha në lidhje me këtë: “Dëshiroj të përgëzoj Federatën e Basketbollit të Katarit për ofertën e tyre të suksesshme dhe ne kemi besim se kjo ngjarje do të jetë një nga nivelet më të larta ndonjëherë, brenda dhe jashtë fushës.

Është gjithashtu e rëndësishme që eventi të organizohet nga një vend shumë i kualifikuar dhe me përvojë, që ka arritje shumë domethënëse në një gamë të gjerë ngjarjesh sportive të kampionateve botërore, kupave dhe shumë sporteve të tjera kryesore olimpike.

Për më tepër, fakti që do të kemi të 32 skuadrat në të njëjtin qytet për Kupën e Botës do të paraqesë një mundësi unike për tifozët që të personalizojnë përvojën e tyre të Kupës së Botës, duke shikuar më shumë ndeshje live se çdo ngjarje tjetër e ngjashme në 20 vitet e fundit. Besoj se në vitin 2027, Doha do të jetë një eksperiencë e veçantë për eventin kryesor të FIBA-s”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll