Sport

Euroliga reagon për 'grushtat' në ndeshjen Real Madrid - Partizan Beograd: “Dënojmë ngjarjet, vendimin brenda 24 orëve”... (VD)

Autoriteti organizator i basketbolli europian ka lëshuar një deklaratë, duke dënuar zyrtarisht shfaqjet e dhunës në ndeshjen e dytë në Madrid mes Realit dhe Partizanit. Arsyeja e ndërprerjes dhe vendimi i penaliteteve brenda 24 orëve

28 Prill 2023, 17:27 Nga DOSJA
Euroliga reagon për 'grushtat' në ndeshjen Real Madrid -

ZVICER - Qëndrimi zyrtar për atë që ndodhi në fushën e WiZink Center mbrëmjen e së enjtes (27/04) pati reagimin e menjëhershëm të Euroliga në mëngjesin e sotëm. Në njoftim përmendet arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes së dytë mes Realit dhe Partizanit, ndërsa përmenden procedurat që vijojnë.

Pjesa karakteristike ka të bëjë me vendimin përfundimtar për çështjen, i cili do të merret brenda 24 orëve. Më konkretisht: “Ndeshja e dytë e play-off-it mes Realit dhe Partizanit u ndërpre 1:40 sekonda para përfundimit të enjten, kur në fushë shpërtheu një sherr dhe pjesa më e madhe e dy stolave ​​u përfshinë në të. 

Kur u aplikuan pezullimet për lojtarët e përfshirë në incident dhe ata që u përjashtuan automatikisht duke u larguar nga pankina, dy skuadrat nuk kishin numrin minimal të kërkuar prej dy sportistësh për të përfunduar ndeshjen. Prandaj ndeshja konsiderohet e mbyllur me rezultatin 80-95 në favor të Partizanit, i cili tashmë kryeson 2-0 në seri.

Euroliga në basketball ia ka referuar ngjarjet e raportuara Gjykatësit të Pavarur Disiplinor, i cili do të vendosë për incidentet në përputhje me procedurën e vendosur brenda 24 orëve të ardhshme.

Euroliga dënon ashpër ngjarjet e ndodhura në fund të ndeshjes. Veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e respektit të promovuara nga liga, klubet e saj dhe vetë sporti."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll