Bota

TRONDITËSE në SHBA/ Tentoi të godiste me thikë qenin e oficerëve të policisë, burri qëllohet për vdekje me armë zjarri, THIRRJA: Mos e lini ta godasë! (VIDEO)

Ngjarja ka ndodhur në 12 prill por sot janë publikuar pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve të policisë të operacionit, nga zyra e sherifit në qytetin e Jacksonville, Florida, SHBA. 

28 Prill 2023, 16:55 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ Tentoi të godiste me thikë qenin e
Burri qëllohet me armë pasi tentoi të qëllojë qenin e oficerëve të policisë

SHBA- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Florida të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se një burrëështë qëlluar për vdekje nga oficerët e policisë pasi i bënë thirrje për të ndaluar, pasi ky i fundit tentoi të godiste me thikë qenin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në 12 prill por sot janë publikuar pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve të policisë të operacionit, nga zyra e sherifit në qytetin e Jacksonville, Florida, SHBA. 

Viktima është identifikuar si Matvey Klimenko. 

Mos e lini ta godasë me thikë”, dëgjohet duke thënë një nga oficerët para se ta qëllonin për vdekje.

Më 12 prill Klimenko po mbante peng ish-partneren e tij me thikë. Kur oficerët mbërritën në shtëpinë e vajzës, panë Klimenkon, i cili ishe duke  e kërcënuar se do ta vriste. Pas disa orësh negociatash policia arriti të ndihmonte vajzën të dilte nga shtëpia me Klimenkon duke u përpjekur të shmangte arrestimin duke ecur në këmbë. 

vrasje ne shba matvey klimenko

Sondazh

Poll