Bota

OKB shqetësohet për shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Komiteti u bëri thirrje autoriteteve ruse që të hetojnë pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë tortura dhe vrasje.

28 Prill 2023, 16:29 Nga a.l
OKB shqetësohet për shkeljen e të drejtave të njeriut
OKB

RUSI- Komiteti i OKB-së ka shprehur shqetësimin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë.  Në raport, komiteti renditi ndër shkeljet si përdorimi e forcës, ndalimet arbitrare, vrasjet dhe transferimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Komiteti u bëri thirrje autoriteteve ruse që të hetojnë pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë tortura dhe vrasje, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas përfaqësuesve të organizatës, Moska ka refuzuar të japë informacion në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe mohon kryerjen e mizorive dhe sulmeve të qëllimshme ndaj popullatës civile. "Refuzimi i Rusisë për t'i marrë parasysh këto çështje nuk na pengoi t'i prekim ato, por e bëri punën tonë më të vështirë," tha anëtari i komitetit Mehrdad Payande.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetimin e ngjarjeve në Ukrainë deklaroi se nuk kishte prova të gjenocidit. 

okb lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll