Bota

Papa Françesku vizitë në Hungari/ Takohet me kryeministrin Orban: Mikpritja e emigrantëve shenjë e krishterimit

Në një fjalim goditës për liderët e qeverisë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban, i cili ka pasur një sërë përplasjesh me Bashkimin Evropian, Françesku kërkoi gjithashtu të refuzoheshin format vetë-referuese të populizimit dhe interesave rreptësisht nacionaliste.

28 Prill 2023, 16:03 Nga a.l
Papa Françesku vizitë në Hungari/ Takohet me kryeministrin
Papa Françesku dhe Viktor Orban

HUNGARI- Papa Françesku ka zhvilluar sot një vizitë në Hungari, ku ka takuar kryeministrin e vendit Viktor Orban. Ai paralajmëroi për rreziqet e rritjes së nacionalizmit në Evropë dhe iu drejtua qeverisë së Budapestit se pranimi i emigrantëve së bashku me pjesën tjetër të kontinentit do të ishte një shenjë e vërtetë e krishterimit.

Në një fjalim goditës për liderët e qeverisë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban, i cili ka pasur një sërë përplasjesh me Bashkimin Evropian, Françesku kërkoi gjithashtu të refuzoheshin format vetë-referuese të populizimit dhe interesave rreptësisht nacionaliste, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke folur në ditën kur Rusia goditi Ukrainën me sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë në gati dy muaj, Françesku bëri një tjetër thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe për të vendosur sa më shpejt paqe mes dy vendeve. Kjo është vizita e parë që Françesku zhvillon një muaj pasi u shtrua në spital për bronkit. 

papa françesku viktor orban

Sondazh

Poll