Bota

Akuzohet për pastrim parash, djali i ish-presidentit të Tajvanit dënohet me 1 vit burg

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit, gjykata e Lartë vendosi një gjobë prej 48,000 dollarësh për Chen Chih-Chung.

28 Prill 2023, 16:47 Nga a.l
Akuzohet për pastrim parash, djali i ish-presidentit të Tajvanit
Chen Shui-Bian

TAJVAN- Djali i ish-presidentit të Tajvanit Chen Shui-bian është dënuar me një vit burg për një rast pastrimi parash. Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit, gjykata e Lartë vendosi një gjobë prej 48,000 dollarësh për Chen Chih-Chung. 

Chen është aktualisht këshilltar i qytetit të Kaohsiung, një vend që duhet ta lirojë pas dënimit. 

Gjykata tha se çifti fitoi 8.1 milionë dollarë në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave. Paratë janë sekuestruar dhe do të kthehen në thesarin kombëtar. Rasti është një nga disa skandalet e supozuara që përfshijnë familjen e ish-presidentit të Tajvanit. Chen Shui-bian shërbeu si president nga 2000-2008, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm, më pas u reduktua në 20 vjet. Gruaja e tij, Wu Shu-Jen, gjithashtu u dënua në vitin 2010 me 11 vjet në një rast korrupsioni.  

chen shui-bian

Sondazh

Poll