Bota

Goditet grupi kriminal në Vietnam/ Arrestohen 65 persona, si tentuan të trafikonin drogën e fshehur në pastat e dhëmbëve

Policia tha këtë javë se 65 të dyshuarit ishin arrestuar pasi zbuluan gjashtë ngarkesa të tjera narkotike që po kontrabandoheshin në Vietnam përmes së njëjtës rrugë.

28 Prill 2023, 15:56 Nga a.l
Goditet grupi kriminal në Vietnam/ Arrestohen 65 persona, si tentuan
Pastë dhëmbësh

VIETNAM- Një operacion antidrogëështë zhvilluar në Vietnam, ku në pranga kanë përfunduar 65 persona. Mediat e huaja raportojnë se 50 kg drogë është gjetur e fshehur në kuti pastash dhëmbësh. 

Të arrestuarit thanë se ishin punësuar për të transportuar 60 kg pastë dhëmbësh, por nuk e dinin se ishte ekstazi, ketaminë dhe kokainë. Rreth gjysma e 327 kutive të pastës së dhëmbëve që stjuardesat po transportonin përmbanin drogë. Hetuesit thanë se gratë nuk ishin në dijeni të përmbajtjes së tyre – ato aktualisht janë liruar me kusht.

Policia tha këtë javë se 65 të dyshuarit ishin arrestuar pasi zbuluan gjashtë ngarkesa të tjera narkotike që po kontrabandoheshin në Vietnam përmes së njëjtës rrugë. Dyshohet se ata drejtoheshin nga i njëjti rrjet kontrabandë që punësonte stjuardesat. Policia dyshon se i njëjti rrjet përdor shpesh shtetas vietnamezë që studiojnë dhe jetojnë në Francë për të sjellë drogë në vend. Vietnami është një qendër kryesore e trafikut të drogës, pavarësisht se ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë.

droge ne vietnam

Sondazh

Poll