Bota

Jeta e Karl Lagerfeld- Dokumentari i BBC-së tregon trashëgimtarin e pasurisë së stilistit të njohur

Pasuria e tij shkon në 200 milionë euro.

28 Prill 2023, 16:15 Nga k.m.
Jeta e Karl Lagerfeld- Dokumentari i BBC-së tregon trashëgimtarin e
Karl Lagerfeld

SHBA- Dokumentari "Mysterious z. Lagerfeld" do të përpiqet të hedhë dritë se kush do të trashëgojë pasurinë prej 200 milionë euro të stilistit të ndjerë Karl Lagerfeld dhe do të ofrojë një pasqyrë të jetës së stilistit legjendar. Regjisori Michael Waldman foli me njerëzit nga rrethi i ngushtë i Karl Lagerfeld: Sebastian Zondo, truproja e tij, Baptiste Giambiconi, model dhe mik, modeli Brad Krenning, Françoise Cassot, i cili është kujdesur për Choupette, macen e njohur burmeze të stilistit etj.

Shpenzimet e stilistit ishin legjendare. Bujaria e tij me të afërmit e tij ishte e admirueshme, pasi jepte dhurata, makina dhe rroba pa limit apo avionë me qira për të udhëtuar me miqtë. Mbesa e tij tregoi kujtimin e saj kur Lagerfeld insistoi të dizajnonte fustanin e saj të nusërisë. 

Pak vite më parë, konkretisht në vitin 2020, u bë e ditur se në pasurinë e Lagerfeld ishin shtatë përfitues. Modelja Jake Davis, Caroline Lebar, Sébastien Zondo, Baptiste Giampiconi, Brad Krenning dhe Hudson, i cili u pagëzua nga stilisti dhe Françoise Cassot.

Për nder të tij, tema e këtij viti në Met Gala i kushtohet stilistit të njohur dhe karrierës së tij.

karl lagerfeld

Sondazh

Poll