Bota

Thellohet bilanci/ Rojet bregdetare gjejnë trupat e pajetë të 41 emigrantëve në brigjet e Tunizisë

Numri i varkave që transportonin emigrantë, shumica nga Afrika Sub-Sahariane, Siria dhe Sudani që përpiqeshin të arrinin në Itali nga Tunizia janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.

28 Prill 2023, 15:43 Nga a.l
Thellohet bilanci/ Rojet bregdetare gjejnë trupat e pajetë të 41
Emigrantët në Tunizi

TUNIZI- Një zyrtar i gardës Kombëtare ka njoftuar se rojet bregdetare kanë nxjerrë 41 trupa nga ujërat e Tunizisë, duke e rritur numrin e viktimave të anijeve të mbytura në brigjet e vendit në 210 në vetëm 10 ditë. Trupat ishin në një gjendje të dekompozuar, gjë që dëshmon se ata kishin qenë në ujë për disa ditë, shkruan Reuters.  

Numri i varkave që transportonin emigrantë, shumica nga Afrika Sub-Sahariane, Siria dhe Sudani që përpiqeshin të arrinin në Itali nga Tunizia janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Tunizia po përpiqet të frenojë valën e e migrantëve hapësia për të varrosur viktimat sa vjen e kufizohet. 

emigrante ne tunizi

Sondazh

Poll