Bota

VIDEO- Momente PANIKU gjatë seancës plenare në Itali, deputetit i bie të fiktë

Ndërhyrja ishte e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para.

28 Prill 2023, 15:26 Nga A.B
VIDEO- Momente PANIKU gjatë seancës plenare në Itali, deputetit i
Angelo Bonelli

ITALI- Një prej deputetëve në Kuvendin e Italisë nuk është ndjerë mirë, e për pasojë i ra të fikët. Gjatë debatatit për një projektligj, për të cilin Partia Demokratike nuk ishte dakord, deputetit Angelo Bonelli, i ra papritur të fikët. 

Ndërhyrja ishte e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para.

Kur rinisi seanca, Matteo Richetti i uroi shërim.

"Dëshiroj t'i drejtoj urimet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë kolegut tim Angelo Bonelli. E presim sa më shpejt në sallë", tha Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

"I dashur Angelo Bonelli, shërohu shpejt! Të presim - shkruan në Twitter Chiara Braga , kryetarja e grupit Pd në Dhomën e Deputetëve.

angelo bonelli

Sondazh

Poll