Bota

ZBARDHEN telefonatat sekrete/ Ushtarët rus tregojnë si i vranë të burgosurit e luftës, DETAJET tronditëse: Ua premë fytin!

Shërbimi i sigurisë në Ukrainë pretenton se bisedat u përgjuan gjatë luftimeve në frontin lindor. Krimet e luftës ndodhën në rajonin e Kharkiv.

28 Prill 2023, 14:46 Nga a.l
ZBARDHEN telefonatat sekrete/ Ushtarët rus tregojnë si i vranë
Ushtari rus

UKRAINË- Përgjimi i disa biseave telefonike të zbardhura nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës kanë çuar në identifikimin e disa rasteve tronditëse të vrasjes të të burgosurve të luftës nga ushtarët rusë. Siç raportojnë mediat e huaja, në bisedën e raportuar nga SBU në Telegram, ushtari rus përshkruante sesi ai i preu fytin të burgosurve pasi kishte nxjerrë informacionin që i nevojitej. 

"Duhet të therni pak një person. Por kjo nuk është hera e parë për mua. Njerëz që janë robër lufte... nuk ka kuptim t'i mbash. Epo, sepse ne i marrim të gjitha informacionet nga ata. nuk ka kuptim të mbash. Këtu... duhet të asgjësohen."

Shërbimi i sigurisë në Ukrainë pretenton se bisedat u përgjuan gjatë luftimeve në frontin lindor. Krimet e luftës ndodhën në rajonin e Kharkiv.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll