Bota

VIDEO/ Grushta dhe shqelma, një grup vajzash rrahin barbarisht 14-vjeçaren në Selanik

Në imazhet e publikuara pas goditjeve një prej vajzave të grupit e tërheq zvarrë për flokësh në tokë. Ajo që të bën përshtypje është se askush nga të rinjtë e tjerë nuk reagon dhe vajza fillon të qajë. Fatkeqësisht, pavarësisht ankesave, banda e vajzave të mitura vazhdon sulmet dhe bullizmin brutal.

28 Prill 2023, 14:24 Nga f.i
VIDEO/ Grushta dhe shqelma, një grup vajzash rrahin barbarisht
foto ilustruese

GREQI- Një icident ka tronditur një nga zonat në Selanik, ku një grup vajzash të mitura kanë rrahur dhe terrorizuar nxënësen 14-vjeçare. Mediat vendase kanë siguruar pamjet tronditëse nga momenti kur 14-vjeçarja shihet e shtrirë goditet me grushta dhe shqelma në kokë nga vajzat e tjera.


Në imazhet e publikuara pas goditjeve një prej vajzave të grupit e tërheq zvarrë për flokësh në tokë. Ajo që të bën përshtypje është se askush nga të rinjtë e tjerë nuk reagon dhe vajza fillon të qajë.

Pas pamjeve të shpërndara nëna e një prej viktimave të bandës së vajzave të mitura në zonën e Selanikut, ka treguar se se ky nuk është rasti i parë, pasi grupi i vajzave të mitura janë një bandë që rrahin dhe bullizojnë nxënëset e tjera.

“Ato janë banda vajzash, nxisin njëri-tjetrin dhe kryejnë gjëra të dhunshme ndaj fëmijëve të tjerë, të cilët i shohin të dobët. Vajza ime ka frikë të dalë nga shtëpia. Ajo ka frikë të shkojë në shkollë.-tha ajo.

Nëna e studentes ka denoncuar në polici rastet e dhunës. Fatkeqësisht, pavarësisht ankesave, banda e vajzave të mitura vazhdon sulmet dhe bullizmin brutal.

https://www.e-radio.gr/post/238400/anilika-koritsia-xylokopisan-14xroni-sti-thessaloniki-de-tha-iremisoyn-an-de-moy-anoixoyn-to-kefali#.ZEvADUTm5Ap.link

sher ne greqi

Sondazh

Poll