28 Prill 2023, 14:04
Nga A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Policia ka marrë dëshminë e nënës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit të vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Ajo ka deklaruar se është tronditur nga kjo ngjarje.
“Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur nëna e Edmond Haxhisë para bluve. Dëshmia u mor pas kontrolleve që u ushtruan edhe ditën e sotme në shtëpinë e Haxhisë, për të zbuluar detaje të reja nga krimi makabër.
Në vrasjen e Nikulajt janë të përfshirë: Porositësi, Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.
Autori portugez, Ruben Saraiva, kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë, e herë pas here lëvizte edhe në Shkodër. Më pas ai nisi të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij.
Vrasja e Nikulajt u zbardh tre ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al
edmond haxhia vritet ardian nikulaj
Aktualitet
28 Prill 2023, 13:45
A.B
Varri
TROPOJË- Jo vetëm varri i Fatmir Haklajt është dhunuar. Policia e Tropojës, sqaroi ditën e sotme, se disa persona ende ...
Aktualitet
28 Prill 2023, 12:27
F.M
Leonard Thodhori
SARANDË- Sofokli Baxheri, 28-vjeçari që është arrestuar për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve Leonard...
Aktualitet
28 Prill 2023, 12:18
F.M
Prokuroria
TIRANË- Kreshnik Kurta, Kejda Kurti, si dhe dy italianë të identifikuar si Pietro Cosentino dhe Nicoletta Trebbi jan&eu...
Aktualitet
28 Prill 2023, 12:11
m.s
Harry Simson
TIRANE- Zbardhet itinerari i britanikut Harry Simson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt në ekzekutimin e biznesm...
Aktualitet
28 Prill 2023, 11:54
f.g
Ardian Nikulaj, pamje nga vrasja dhe motori
TIRANE- Prej 2 ditësh Policia e Shtetit e ka deklaruar të zbardhur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikul...
Aktualitet
28 Prill 2023, 11:58
I.A
Karabinieret
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje. Udinetoday shkruan se dy shqiptarët e arrestuar jan&eum...
Aktualitet
28 Prill 2023, 11:35
I.A
ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën në një 'shtëpi bari'. Në pranga kanë r&e...
Aktualitet
28 Prill 2023, 11:36
F.M
Foto Ilustruese
KAMZË- Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë është vënë në pranga pasi ishte shpall...
Aktualitet
28 Prill 2023, 10:47
f.g
Foto ilustruese
SHKODER- Efektivët e repartit special RENEA janë shpërndarë tashmë në dy baza kërkimi. E para ësht&...
Aktualitet
28 Prill 2023, 11:26
F.M
Aishe Haklaj
TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kun...