Bota

Shtrimi i Vuçiç në spital, Danas përgënjeshtrojnë lajmin: Është dezinformim

Danas shkruan se ky lajm nuk është i vërtetë dhe siç raportohet Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sot ai po shkon në një turne të planifikuar në rrethin e Zajeçarit.

28 Prill 2023, 10:23 Nga I.A
Shtrimi i Vuçiç në spital, Danas
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Lajmi për shtrimin urgjent të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në spital është përgënjeshtruar nga disa media të tjera në serbi. Danas shkruan se ky lajm nuk është i vërtetë dhe siç raportohet Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sot ai po shkon në një turne të planifikuar në rrethin e Zajeçarit.

Disa kolegë partiakë, si nënkryetarja e Kuvendit Kombëtar të Serbisë nga SNS, Sandra Bozhiç, i dërguan një mesazh mbështetjeje Aleksandar Vuçiç në Twitter.

“Mbështetje e plotë për presidentin Vuçiç! Ne e dimë se ai nuk kursen veten, se jeton dhe merr frymë për Serbinë”, ka shkruar Božić.

aleksander vucic aleksander vucic ne spital

Sondazh

Poll