Bota

Sulmet me raketa në Ukrainë/ Rritet bilanci i viktimave, 16 të vdekur mes tyre një fëmijë

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse sulmuan qytete dhe rajone në gjithë Ukrainën.

28 Prill 2023, 10:13 Nga f.i
Sulmet me raketa në Ukrainë/ Rritet bilanci i viktimave, 16 të
Ukrainë

UKRAINË- Të paktën 16 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse sulmuan qytete dhe rajone në gjithë Ukrainën, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, në një seri sulmesh ajrore gjatë natës. Mediat e huaja raportojnë se 14 persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në Uman. Në Dnipro, tha kryebashkiaku i qytetit Borys Filatov, një grua dhe një fëmijë i vogël u vranë si pasojë e sulmeve, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një pjesë të ndërtesës në Uman të përfshirë nga flakët, një qytet me 80,000 banorë në rajonin Cherkasy. Guvernatori i Cherkasy, Ihor Taburets tha se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje dhe pesë persona u shtruan në spital.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 10 ndërtesa banimi u dëmtuan në Uman. Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se kryeqyteti ishte nën sulm për herë të parë në 51 ditë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll