Bota

Miroslav Lajçak takohet me Nikos Dendias: Biseduam për progresin e dialogut Kosovë-Serbi

Ndërkaq, sot Lajçak ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

28 Prill 2023, 09:44 Nga I.A
Miroslav Lajçak takohet me Nikos Dendias: Biseduam për progresin e
Miroslav Lajcak dhe Nikos Dendias

GREQI- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për diskutimin e procesit të dialogut, si dhe për rajonin.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor” shkruan Dendias.

Ndërkaq, sot Lajçak ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”, shkruan Lajçak.

miroslav lajçak nikos dendias

Sondazh

Poll