Politike

"Kush e blen 6 mijë euro metrin katror?", Veliaj: Nuk ka patriotizëm në metrat katrorë

Nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku shpjegoi më pas përmes një tabele se çmimi mesatar i metrit katror është 1187 euro.

28 Prill 2023, 07:45 Nga I.A

 

"Kush e blen 6 mijë euro metrin katror?", Veliaj: Nuk ka
Erion veliaj

 

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për çmimin e apartamenteve në kryeqytet. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Veliaj është pyetur se kush është blerësi që përballon 6 mijë euro metrin katror, Veliaj tha se nuk ka patriotizëm në këtë gjë pasi bëhet fjalë për biznes.

Nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku shpjegoi më pas përmes një tabele se çmimi mesatar i metrit katror është 1187 euro.

-A ka Tirana kapacitet për 6 mijë euro metri katror? Kush janë blerës me këto çmime?

Erion Veliaj: E para e punës edhe në New York nuk jetojnë të gjithë në Manhatan, pra qyteti duhet të ofrojë fasha të ndryshme. 6 mijë euro metri katror është ku do të jetë ambasada e re e Izraelit, po pse mo hallin e Izraelit do qaj unë? Ku i gjen Izraeli lekët për të marrë përballë Kishës Ortodokse apo kompania zviceriane…Nuk ka patriotizëm në metrat katrorë.

-Ai është biznes po unë po pyes, a keni bërë ju një studim kush i blen këto?

Erion Veliaj: Ja ta shpjegon Arbi, si arrin të blihen shtëpitë me çmime mesatare.

Arbjan Mazniku: Një apartament 80 metra katrorë, çmimi mesatar për metrin katror 1187 euro.

Arbjan Mazniku: Ta jap me garanci.

-Ke fut dhe Zallbastarin aty brenda?

Arbjan Mazniku: Çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë është 1187 euro, çmimi është 94 mijë euro dhe të ardhurat mesatare mujore të një njeriu në Tiranë janë 650 euro, të ardhurat vjetore 7800 euro. Një njësi familjare me dy veta, janë 15600 euro dhe me këtë nivel i duhen 18 vjet për ta paguar shtëpinë. Ndërkohë me rrogën e re prej 900 eurosh tani bëhet për 13 vjet.

erion veliaj

Sondazh

Poll