Politike

Berisha “parashikon” vendimin për aferën 'McGonigal': Rama do të përfundojë në ishullin Rikers

Sali Berisha tha se Rama do të ndëshkohet nga drejtësia amerikane dhe do përfundojë në ishullin Rikers.

27 Prill 2023, 21:58 Nga k.m.
Berisha “parashikon” vendimin për aferën
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal dhe implikimin e dyshuar të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Berisha tha se Rama do të ndëshkohet nga drejtësia amerikane dhe do përfundojë në ishullin Rikers.

“Edi Rama është i tmerruar nga unë dhe ai pati një takim. Atë mesazh që duhet ta jepte privatisht, shkëlqesia e tij e tha publikisht dhe jo pa qëllim. Çështja “McGonigal” është hetim i hapur penal dhe direkt pyetje e lidhur me kryeministrin. Të vijë tjetri në zyrë dhe të rrijë vetëm 20 minuta, nuk ka ndodhur kurrë. Të mos jesh i zoti të nxjerrësh një fjali nga ai takim do të thotë se ke parë tmerr dhe ai nuk e la në zyrë, por e tha në media. Çështje penale e hapur, do të thotë derë burgu e hapur. Gazetarja e pyeti se si është çështja e kryeministrit tonë me rastin “McGonigal”, ai tha se ajo është një çështje penale e hapur.

Rama i ka shanset 98 për qind që të përfundojë në ishullin Rikers. Për një fotografi, për 70 mijë euro, kur ka qenë në detyrë Barack Obama janë dënuar dy qytetarë, një shqiptaro-amerikan dhe një amerikan, 4 dhe 6 vite burg. Kurse ky ka dhënë para ryshfet nëpërmjet Dorian Duçkës dhe dënohet minimumi 6 deri në 12 vite burg dhe përfundon në ishullin Rikers. Aty ka vetëm një burg të madh të vjetër dhe varre të burgosurish,”-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll