Politike

Kryemadhi s'përmbahet: Kim le të shkojë te mami i vet! Me kallash dal vetëm për fëmijët e mi, të shkrij, të djeg, të vras

Monika Kryemadhi tha se nuk mund të dalë dhe të mbrojë votat me armë zjarri. 

27 Prill 2023, 22:56 Nga k.m.
Kryemadhi s'përmbahet: Kim le të shkojë te mami i vet! Me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se manipulimi i zgjedhjeve dhe votave nuk bëhet ditën e zgjedhjeve lokale, por rreth 7 ditë para. Gjatë fjalës së saj në “Noë me Erla Mëhillin”, Monika Kryemadhi tha se nuk mund të dalë dhe të mbrojë votat me armë zjarri. 

“Del Yuri Kim dhe thotë nuk lejohen grupet,” – ndërhyri analisti Andi Bushati, ndërsa Kryemadhi iu përgjigj: Blerja e votave fillon të enjten. Aty nis historia se ku është opozita. Se kur të të kapi opozita me lekë në dorë, e të të hyjë në drru në mes të rrugës atëherë e sheh. Yuri Kim? Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash.

Pjesë nga biseda:

Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.

Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.

Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?

Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time.

Çani: Atëherë është Zoti për të gjithë.

Kryemadhi: Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd.

Çani: Bravo, kjo është gjuha politike që duhet zgjedhur, këtu jam dakord me ty.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll