Politike

Bardh Spahia komenton kërcënimin e Ramës për fondet për bashkitë e djathta: Po shkel ligjin e Kushtetutën!

Bardh Spahia tha se një deklaratë e tillë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

27 Prill 2023, 23:34 Nga k.m.
Bardh Spahia komenton kërcënimin e Ramës për fondet për
Bardh Spahia

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bashkitë e djathta do të përballen me mungesë fondesh nga qeveria pas 14 majit. 

Në fjalën e tij gjatë emisionit "Open", Bardh Spahia tha se një deklaratë e tillë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Shkodra nuk mund të merret me deklarata apo dëshira, nëse merret do të merret me punë e tregim të vullnetit për të bërë diçka të mirë për qytetin. Mazhoranca ka treguar komplet të kundërtën vitet e fundit. Shkodra është bashkia më e persekutuar në vitet e fundit. Çdo ditë e më shumë shkodranët të fokusuar tek domosdoshmëria e ndryshimit të një realiteti të zymtë. Shkodra vuan problematika të thella ekonomike e jo vetëm. Kandidati rival, një njeri që herë pas here ka humbur rastin të tregojë vëmendje karshi qytetit edhe pse ka mbajtur poste të rëndësishme,”- tha Spahia.

bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll