Politike

Vendoret e 14 majit/ Berisha: 2 fjalë kam; do bëjmë gjithçka për fitore, ata s'do gëzojnë kurrë zgjedhje të dhunuara

Sali Berisha tha ndër të tjera se do të bëjnë gjithçka për fitoren, ndërkohë që shtoi se maxhoranca nuk do i gëzojë kurrë zgjedhjet që mund të dhunohen.

27 Prill 2023, 22:26 Nga k.m.
Vendoret e 14 majit/ Berisha: 2 fjalë kam; do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratke, Sali Berisha ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Në fjalën e tij gjatë emisionit "TPZ", Berisha tha ndër të tjera se do të bëjnë gjithçka për fitoren, ndërkohë që shtoi se maxhoranca nuk do i gëzojë kurrë zgjedhjet që mund të dhunohen.

"Përgjigjen time përfundimtare do e them një javë pas zgjedhjeve. Unë shoh aromë fitoreje kudo. Jam i angazhuar në një proces me legjimitet nga ana ime. Procesi është dhe ka një kuadër, ka infrastukturë. Edi Rama po shkelmon në çdo nen. Unë do të bëj gjithçka për fitoren. Por absolutisht do të bëj gjithçka për mbrojtjen e votës. Edi Rama mendoi se do bojkotoja zgjedhjet. Po bëj gjithçka për një proces të ndershëm dhe të drejtë. Kjo është fushata e parë që bëhet me rroga. Unë dy fjalë them; do bëjmë gjithçka për fitore, nuk do gëzojnë kurrë zgjedhje të dhunuara,"-tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll