Politike

Qori: Kryeqyteti ka nevojë për plan të ri urbanistik, hetim kullave

Qori teksa prezantoi programin e tij për kryeqytetin tha se Tiranës i duhet një plan i ri urbabnistik.

28 Prill 2023, 07:38 Nga I.A
Qori: Kryeqyteti ka nevojë për plan të ri urbanistik, hetim
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori për Bashkinë e Tiranës ka deklaruar se kullave që janë bërë në Tiranë dhe po bëhen duhen hetuar. I ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News, Qori teksa prezantoi programin e tij për kryeqytetin tha se Tiranës i duhet një plan i ri urbabnistik.

"Tirana ka nevojë për një plan të ri urbanistik. Plani aktual ka densifikuar jashtëzakonisht qendrën e qytetit, ka zhdukur parqet, fushat sportive, këndet e lojërave dhe në vend të tyre janë ndërtuar kulla. Një plan i ri urbanistik që do të duhet të votohet nga qytetarët në fund me një referendum lokal, këtë kemi ne në program, do duhet të shohë me përparësi mbrojtjen e hapësirës publike dhe rikuperimi kudo ku është e mundur. Lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkia mund të hetohen dhe nëse dalin të paligjshme pas hetimit bashkia ka të drejtën ta prishë ndërtesën e paligjshme dhe koston e prishjes t'ja vendosë ndërtuesit. Të paktën kullat e ndërtuara në qendrën historike të qytetit të hetohen. Nëse gjendjen shkelje të ligjit dhe unë mendoj se do të gjenden, atëherë kullat do shemben. Ligji i miratuar në 2014 e parashikon këtë gjë," tha Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll