Politike

‘Luluçi’/ Boçi i përgjigjet Ramës: Këto etiketime për mua tregojnë se ai ka degraduar politikisht

Boçi tha se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë atë fjalim.

27 Prill 2023, 21:20 Nga A.B
‘Luluçi’/ Boçi i përgjigjet Ramës: Këto
Luçiano Boçi

TIRANË- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama përmendi përmes disa etiketimeve si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Ky i fundit, i ftuar në “Real Story” tha se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë këtë fjalim sot.

Nuk është vetëm çështje gjuhe, por e vazhdueshme që e ka përdorur në një takim tjetër, nuk prekem se vij nga politika, por më vjen keq që e bën ky person që kur mori pushtetin, bënte si qeraman, që atë e kishin ofenduar rëndë, që i kishin ardhur deri te shtëpia, më është dhimbur atëherë dhe sot tek dëgjoj këtë ligjërim politikë aq më tepër me gratë e Elbasanit, kur bën këtë teatër absurd, kuptohet që është kap nga një hall i madh, më dhimbset se është degraduar politikisht. Ka qenë i mbajtur mirë, por që është real konkret dhe i prekshëm”, tha Boçi.

 

luciano boci

Sondazh

Poll