Politike

"U shqetësuat për gishtin e Belos"/ Posteri i Këlliçit. Meta: Në vend të gishtit duhet të kishte topin e Mato Grudës

Meta tha se në vend të gishtit ai duhet të kishte “topin e Mato Grudës” për të goditur korrupsionin e frikshëm në Tiranë.

27 Prill 2023, 20:36 Nga A.B
"U shqetësuat për gishtin e Belos"/ Posteri i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, komentoi ditën e sotme posterin e kandidatit të koalicionit ku ai bën pjesë, Belind Këlliçi që tërhoqi vëmendje gjerësisht. Ai tha se në vend të gishtit ai duhet të kishte “topin e Mato Grudës” për të goditur korrupsionin e frikshëm në Tiranë.

“Këlliçin do e mbështesim si çdo kandidat të Primareve që e kanë zgjedhur qytetarët. Këlliçi është shumë pozitiv dhe i motivuar. Në vend të gishtit duhet të kishte topin e Mato Grudës për të qëlluar korrupsionin e frikshëm në bashkinë e Tiranës. E dimë shumë mirë ku shkojnë lekët e inceneratorëve. Ai e ka për të qëlluar me top korrupsionin absolut. Ne do kalojmë nga korrupsioni absolut në transparencë absolute, kjo është marrëveshja që kam firmosur me Berishën.

U shqetësuat për gishtin e Belos, Aty ka mjaftistë dhe G-99-ësha”, u shpreh Meta.

ilir meta belind kellici

Sondazh

Poll