Politike

1 milion pemë në Tiranë? Veliaj tregon ku janë mbjellë: I kam me faturë

Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj tha se të gjitha i ka me faturë dhe mund t'i faktojë. 

27 Prill 2023, 21:44 Nga k.m.
1 milion pemë në Tiranë? Veliaj tregon ku janë mbjellë:
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka treguar nëpërmjet një harte hapësirën e Tiranës se ku i ka mbjellë 1 milionë pemë që pretendon. Në mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion", Erion Veliaj tha se të gjitha i ka me faturë dhe mund t'i faktojë. 

“Sot kemi shumë raste që edhe kur flasim për pemët, edhe kur flasim për ujin në fakt kemi zbuluar edhe nga opozita, i referohen Tiranës së vjetër. Për një pjesë të opozitës ka 8 vite që nuk kanë kuptuar që Tirana në fakt nuk është kjo, por Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është Tirana kjo me të kuqe. Pra deri në kohën e PD dhe të Lulit është 2015, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative. Dua të ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë dhe kur bëni ftesa për debate, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël. Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës. Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën dhe e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan, pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebep, ka raste kur dikush fondin që ka për përgjegjshmëri sociale për bankën, kompanisë së sigurimit të ambasadave…”, u shpreh Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll